Në ditën e dytë të vizitës në KFOR, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s në Napoli, gjenerallejtënant Peter K. Scott dhe komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani, vizituan Kampin Bondsteel, ku u pritën nga komandanti i Komandës Rajonale Lindje.
Ata diskutuan për sfidat dhe mundësitë aktuale brenda fushës së operacioneve të KFOR-it dhe rolin që Komanda Rajonale Lindje luan në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin.
Gjenerallejtënant Scott gjatë ditës ka takuar edhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Takimi ishte një mundësi për të ri-konfirmuar angazhimin e KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë.
Vizita dy ditore përfundoi pasdite në selinë e KFOR-it ku gjenerallejtënant Scott përgëzoi gjeneralmajorin Barduani për kontributin e misionit që ai drejton në stabilitetin rajonal.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt në Kosovë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.