F.B.
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në ‘Fadil Vokrri’ do të përballet me Zvicrën. ‘Dardanët’ dhe helvetët do të ballafaqohen në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.
‘Tempulli’ i kryeqytetit tonë, pritet që si asnjëherë më parë të jetë i mbushur me tifozë.
Pak orë para ndeshjes Kosovë-Zvicër tashmë tifozët e të kombëtarëve kanë ndezur atmosferën në sheshin “Nënë Tereza”.
Sipas Federatës së Futbollit të Zvicrës, në ‘Fadil Vokrri’ nuk do të mungojnë tifozët zviceranë.
“Të dy kombet presin një atmosferë pasiononte, por paqësore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Arena në Prishtinë u shit brenda dy orëve, rreth 700 tifozë do ta shoqërojnë Zvicrën në ndeshjen e parë konkurruese kundër Kosovës”, thuhet në njoftim e Federatës Zvicerane të Futbollit
Ndeshja Kosovë-Zvicër fillon në orën 20:45.