Sonte në orët e mbrëmjes një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Kështu ka njoftuar Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për media, ku bëri të ditur se zjarrëfikësit kanë intervenuar menjëherë.
“Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu”.
Në njoftimin e tyre thuhet se nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri.Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit.