F.B.
Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës sot ka protestuar sërish në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe moskompensimin për rrezikshmëri në punë.
Muharrem Beka, kryetari i Sindikatës, tha se gjendja e tyre është shumë alarmante dhe kjo heshtje e institucioneve viteve me radhë ka shkaktuar këtë situatë të pakëndshme, madje tha se nuk do të heshtin.