Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për siguri kibernetike “Cyber Zero”, në të cilën është diskutuar për sulmet online dhe kërcënimet në sigurinë kibernetike.
Ai pas përfundimit të konferencës nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa theksoi se ka shumë për të thënë javën e ardhshme.
“…jo, kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme”, citohet të ketë thënë ambasadori i SHBA-së.