F.B.
Lille ka mposhtur kryesuesin e Ligue 1, Monaco dhe futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka qenë protagonist me dy asistime.
Skuadra e Zhegrovës ka fituar me rezultat 2-0 dhe në të dy rastet para se topi ta tundte rrjetën kishte kaluar nëpër këmbët e reprezentuesit të Kosovës.
Cavaleiro (32′) dhe Diakite (42′) kanë realizuar për Lille.
Ndryshe nga java e kaluar kur Monaco e kishte përmbysur Metz, sot një gjë e tillë nuk ka mundur të bëhet pavarvsisht përpjekjeve.
Monaco tashmë ka humbur kryesimin dhe pas dhjetë javësh Ligue 1 për lider ka skuadrën e Nice. Lille gjendet në pozitën e katërt.