Zgjedhjet në veri, sot mbyllet afati për partitë politike, që ta njoftojnë KQZ-në për mospjesëmarrje.
Më 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, dhe zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale, Zveçan dhe Leposaviq.
Raportohet se deri tani të premten, në KQZ 8 parti politike i kanë dërguar njoftimet zyrtare për mospjesëmarrje.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit në katër komuna në veri të Kosovës. Kjo, sipas tyre, pasi qënuk janë përmbushur kërkesat që e shtynë të largohet nga institucionet e vendit.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash fillimisht ishin caktuar për datën 18 dhjetor të vitit 2022, por u shtynë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.
KQZ-ja ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan, si dhe të zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.