Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për çka ka thënë se licencimi është kërkesë administrative që buron nga Ligji për Sportin.
Osmani ka thënë se FFK-ja në aplikimin e parë nuk i ka plotësuar kriteret për licencim dhe i janë kthyer komentet mbrapa, ndërsa tha se deri tani nuk ka asnjë vendim për moslicencim të ndonjë federate.
“Deri më tani jo vetëm për FFK-në, por për asnjë federatë nuk është marrë ndonjë vendim për moslicensim, udhëzimi administrativ nuk parasheh vendim për moslicensim, plotësim të kushteve ose mosplotësim, në momentin që nuk plotësohen kushtet dhe kriteret, komisioni adreson komentet te pala, e cila aplikuar dhe e ka afatin kohor të përcaktuar për plotësimin e atyre kritereve. Në këtë rast kjo është gjendja e FFK-së, në aplikimin e parë nuk i kanë plotësuar të gjitha kriteret, janë kthyer komentet mbrapa dhe me sa kam informata FFK-ja është në procedurë të plotësimit të gjitha kritereve dhe dokumentacioneve të cilat parashihen”, ka thënë Osmani në emisionit “Kampionët” në Kanal 10, transmeton Zeri.info.