F.B.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Suedi.
Këtë e bëri të ditur vetë ai, përmes platformës ‘X’.
Zelensky do të marrë pjesë në samitin nordik me temë për sigurinë dhe mbrojtjen. Në takim do të marrin pjesë edhe kryeministrat nga Islanda, Norvegjia, Finlanda dhe Suedia.
Ai, gjithashtu, do të pritet nga mbreti suedez, për të takuar përfaqësues nga industria e mbrojtjes.
“Ukraina do të nënshkruajë tri marrëveshje sigurie brenda një dite, duke vendosur ndihmë të parashikueshme dhe afatgjatë të mbrojtjes dhe mbështetje gjithëpërfshirëse,” shkruan Zelenskyy.
Edhe kryeministri suedez, Ulf Kristersson, gjithashtu, ka komentuar samitin në platformën ‘X’.
“Ne do të ndërmarrim hapa të rëndësishëm për të forcuar më tej bashkëpunimin midis vendeve tona, në mbështetjen tonë për Ukrainën,” shkruan Kristersson.