FB
Julian Nagelsmann nuk është më trajner i Bayernit. Vendimi është zyrtarizuar më 24 mars dhe arsye kryesore duket te ketë qenë raporti i zbehtë I trajnerit me disa lojtarë, edhe pse skuadra e kishte një seri triumfuese ne krejt evenimente
Mediumi gjerman ‘’Bild’’ e ka zbuluar listën e shtatë emrave, prej të cilëve thuhet se ka ndikuar në vendimin e kryesisë për ta ndërruar trajnerin, përcjell ‘’Gazeta Ekspress’’.
Mbi të gjitha portirët Munuel Neuer e Sven Ulreich, të cilët nuk e përkrahën idenë e Nagelsmann për ta larguar trajnerin e portierëve, Toni Tapaloviç.
Serge Gnabry ishte njëri prej lojtarëve që e kishte paralajmëruar largimin nëse në ‘’Allianz Arena’’ do të vazhdonte të qëndrojë Julian Nagelsmann. Trajneri e ka inkuadruar atë në lojë nga minuta e parë vetëm në 20 ndeshje në këtë edicion dhe Gnabry është mllefosur në trajnerin.
Kundër ishin edhe Sane, Musiala dhe Joao Cancelo. Ky i fundit kishte shfaqur pakënaqësinë që përfundoi në bankinë në ndeshjën vendimtare kundër Paris Saint – Germanit.