E Hëne, Korrik 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Xi shtron tapetin e kuq për “Carin”, Putin do një rend të ri botëror

1 year MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Kina shtroi tapetin e kuq për “Carin” e Rusisë. Kështu, me nderimet më të larta shtetërore, e priti presidenti Xi Jinping, homologun e tij Vladimir Putin, në vizitën e parë jashtë vendit pas nisjes së mandatit të pestë.

Pasi parakaluan afër njerëzve me armë, dëgjuan të shtëna përshëndetëse me top dhe himnet respektive në sheshin Tiananmen, dy liderët folën për paqe dhe thellimin e miqësisë mes Moskës dhe Pekinit. Xi Jinping dhe Putin firmosën deklaratën e përbashkët për partneritet strategjik. Lideri kinez foli për një epokë të re në raportet me Rusinë, por nuk harroi dy krizat më urgjente të botës, luftën Izrael-Hamas dhe konfliktin në Ukrainë.

“Unë dhe presidenti Putin u pajtuam për nevojën urgjente për të zgjidhur konfliktin mes Izraelit dhe Palestinezëve. Është e nevojshme të zbatohen me zell rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe që çështja Palestineze të zgjidhet në bazë të dy shteteve. Ne të dy u pajtuam se zgjidhja politike për krizën ukrainase është drejtimi i duhur”, u shpreh Xi Jinping, president i Kinës.

Putin falënderoi mikun e tij kinez për qëndrimin e shprehur dhe për ofrimin e një plani paqeje në Ukrainë. Por shefi i Kremlinit kërkoi një aleancë me Pekinin, për të vendosur një arkitekturë të re të sigurisë në rajonin e indo-paqësorit, për të sfiduar prezencën apo aleatët e Amerikës.

ADVERTISEMENT

“Së bashku po punojmë për një rend botëror multipolar më të drejtë dhe demokratik, i cili duhet të bazohet në rolin qendror të Kombeve të Bashkuara, në Këshillin e Sigurimit, ligjin ndërkombëtar, varietetin kulturor dhe të civilizimit, si dhe në interesin e barabartë të të gjithë anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar”, tha Putin.

Putin tha më tej se raportet mes Rusisë dhe Kinës kanë aftësinë për të stabilizuar botën. Ai njoftoi se Moska dhe Pekini po thellojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë bërthamore. Pavarësisht se kjo vizitë është kamufluar me tema si ekonomia, tregtia dhe shkenca, analistët ndërkombëtarë mendojnë se arsyeja e vërtetë është lufta në Ukrainë. Ky ishte takimi i katërt, ballë për ballë, mes Putin dhe Xi Jinping që nga nisja e konfliktit. Pekini është akuzuar shpeshherë se po ndihmon Moskën, gjë e cila është mohuar nga Kina. Dy liderët do të flasin për luftën edhe në darkën informale, ku të pranishëm do të jenë dhe ministri i ri i Mbrojtjes, Andrej Belousov, dhe paraardhësi i tij, Sergei Shoigu, që tani mban postin e sekretarit të Këshillit të Sigurisë në Federatën e Rusisë. 

TË NGJASHME

Kur kontejnerët bëhen kauzë – protesta e re që po trondit Vuçiqin

Kur kontejnerët bëhen kauzë – protesta e re që po trondit Vuçiqin

2025-07-03
Irani arreston 22 “spiunë” të Izraelit

Irani arreston 22 “spiunë” të Izraelit

2025-06-21
Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

2025-06-19
Izraeli reagon pas sulmit iranian ndaj Spitalit Soroka – Netanyahu: Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran

Izraeli reagon pas sulmit iranian ndaj Spitalit Soroka – Netanyahu: Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran

2025-06-19
Next Post
PSD: Letra e Gërvallës dërguar KiE-së duhet trajtuar seriozisht

PSD: Letra e Gërvallës dërguar KiE-së duhet trajtuar seriozisht

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

4 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

4 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

4 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

4 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

4 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

6 DITË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

6 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL