Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i bindur se klubi nga Londra mund ta fitojë titullin e Premier ligës pas 19 vitesh.
Topçinjtë hynë në vitin 2023 nga pozicioni kryesor dhe shtatë pikë më shumë se Manchester City.
“Mendoj se i kanë të gjithë përbërësit e nevojshëm. Ata janë në gjendje të shkojnë deri në fund. Sepse, siç e shihni, ata krijojnë shumë raste. Në fakt, nuk e shoh dobësinë e tyre”, tha Wenger, i cili fitoi tre herë titullin e Anglisë me Arsenalin.