Vendimi për ngritjen e çmimit të tatimit në pronë kishte sjellë përplasje dhe paqartësi ndërmjet Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe Ministrisë së Financave (MF).
Ngritja e vlerës së tatimit në pronë ishte bërë në muajin janar dhe me këtë qytetarët nga i gjithë vendi patën reaguar, duke mos u pajtuar me këtë vendim.
Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, në një përgjigje për Telegrafin tha se kjo paqartësi është krijuar nga MF-ja, duke shtuar se tashmë qytetarët nuk po shprehin gatishmëri për ta paguar këtë tatim.
“Kemi të dhëna nga zyrtarët financiar të komunave se qytetarët nuk po shprehin gatishmëri dhe vullnet për ta paguar tatimin në pronë. Ka një paqartësi nga Ministria e Financave, e cila duhet të del me një sqarim. Pasi që në fillim është thënë se do t’iu paguhen nga 100 euro ose do të ndryshohet vendimi, por deri më tani është çdo gjë e paqartë”, tha Ibrahimi.