Analisti politik, Azem Vllasi, ka folur mbi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët në tërësi mbeten ndër aleatët më të përkushtuar të SHBA-së në Evropë.
Vllasi tha se çdo administratë amerikane është e vetëdijshme për këtë miqësi strategjike, por paralajmëroi se sjelljet politike të Qeverisë së Kosovës mund të rrezikojnë këtë raport të çmuar.
“Kosova dhe Shqipëria, si dhe shqiptarët në tërësi, janë aleatë strategjikë dhe më të përkushtuarit për miqësi me SHBA-në nga të gjitha vendet dhe popujt e Evropës. Këtë e di çdo administratë dhe president i SHBA-së” theksoi Vllasi.


















