E Premte, Shtator 12, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Viola von Cramon: Sado e hidhur që të jetë, Kosova duhet të formojë Asociacionin

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëveshja e Ohrit është një “bazë e mirë” që synon t’i mundësojë Kosovës të ndërmarrë hapat e ardhshëm dhe të materializojë qëndrimin e saj pro-europian, reformat e saj në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës”, tha për DW në gjuhën serbe, eurodeputetja gjermane Viola von Cramon.

Mirëpo, siç thekson ajo, “sado e hidhur të jetë, duhet të plotësohet një kusht, e ai është propozimi për formimin e Asociacionit në një formë. Dhe për sa zgjati kaq shumë – dhe u nënshkrua dy herë, në 2013 dhe 2015 – sigurisht që i gjithë procesi ka ngecur”.

“Nëse të dyja palët tregojnë një vullnet të caktuar politik për të arritur një kompromis, ne mund të bëjmë një hap të madh përpara”, thotë von Cramon dhe në të njëjtën kohë vlerëson se “një pjesë e madhe e provokimeve vijnë nga Serbia dhe që sigurisht që ka nuk ka dyshim për këtë – por ne gjithashtu duhet ta shohim që edhe Kosova kontribuon në këtë”.

ADVERTISEMENT

Eurodeputetja foli edhe për zgjerimin e BE-së dhe për paratë që Serbia i do nga BE, por që s’i bashkon politikat me të.

“Për herë të parë kemi një situatë gjeopolitike aq të favorshme saqë edhe kritikët e zgjerimit të BE-së kanë arritur në përfundimin se zgjerimi është i nevojshëm”, tha eurodeputetja gjermane.

“Teorikisht, parakushtet për zgjerim nuk mund të ishin më të mira. Dhe tani ne i kemi paratë në duart tona”, thotë von Cramon, duke kujtuar se kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vizituar së fundmi Ballkanin Perëndimor.

“Por çfarë do të bëja? Natyrisht, do të më duhej ta kushtëzoja fort, që do të thotë se nuk mund të jap vetëm para, veçanërisht jo për një vend si p.sh. Serbia, ku shoh qartë se vlerat bazë të Bashkimit Europian shkelen qartë”, thotë eurodeputetja nga Gjermania me vlerësimin se në Serbi “opozita nuk ka qasje në media, se sulmohen aktivistët, se nuk ka shtyp të lirë dhe të pavarur”.

“Unë nuk mendoj se do të ndihmojë nëse shkoni atje dhe thoni: Ne kemi para për ju, ne duam t’ju ndihmojmë, ne duam të mbështesim infrastrukturën – dhe në thelb paratë do të vijnë patjetër, pavarësisht se cilat janë politikat tuaja. Mendoj se është një gabim”, thotë von Cramon.

Ajo kujton se Gjermania është një nga investitorët më të mëdhenj në Serbi dhe për këtë arsye në dhjetë vitet e fundit janë krijuar më shumë se 80000 vende pune.

“Kjo krijoi prosperitet ekonomik, por gjithashtu i mundësoi Vuçiqit të çimentonte fuqinë e tij politike. Ne do të duhej të përfitonim nga kjo. Do të duhej të futeshim shumë më tepër politikisht dhe të themi: Ne presim këtë dhe atë nga ju. Dhe kjo duhet thënë para kamerave”.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë”, thotë ajo “që Vuçiq është ai që kontrollon shtypin dhe se prej vitesh ai ka lejuar që Bashkimi Europian, për ne në Perëndim, të diskreditohet vazhdimisht. Dhe ai mori paratë”.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post

Related Post

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Ngjarjet e datës 31 mars

Ngjarjet e datës 31 mars

2023-03-31
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

2024-01-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

1 DITE MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

1 DITE MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

1 DITE MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

1 DITE MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

1 DITE MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

1 DITE MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

1 DITE MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

1 DITE MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

2 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL