Ministrja e Ekonimisë, Artane Rizvanolli ka thënë se ndërmarrja “Trepca”, është një objekt i keqpërdorimit të pafund. Ajo tha se aty janë punësuar njerëz për të blerë vota, teksa shtoi se dikush ka keqpërdorur fotografitë e minatorëve për qëllime politike.
Tutje ajo tha me me minatorët kanë pasur një bashkëbisedim të vlefshëm.
“Trepça, objekt i keqpërdorimit të pafundëm: dikush ka punësuar njerëz për të blerë vota e ka vjedhur, e dikush keqpërdor fotografitë e minatorëve për qëllime politike. Bashkëbisedimi që kishim dje me minatorët e të tjerët ishte jashtëzakonisht i vlefshëm, i hapur e i sinqertë. Ne u morëm vesh shumë mirë: nuk duhet të fshihet keqpërdorimi prapa djersës së minatorit. Me shumë kënaqësi do të bashkëbisedoj me ata/o që janë sinqerisht të interesuar për sfidat e Trepçës e çfarë po ndodh aty, e jo thjesht për të shtrembëruar e keqpërdorur vështirësitë e ndërmarrjes për klikime e poena politike”, ka shkruar ajo.