E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“Vendi është në terr informativ” – LDK dhe AAK me kërkesë për Kurtin

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend para takimit të 14 shtatorit, me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, në Bruksel.

Ata kanë theksuar se nuk presin asgjë të mirë nga ky takim, duke u nisur nga fakti që Kosova është nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të raportojë në Kuvendin e Kosovës para takimit me Vuçiqin, takim i cili, sipas saj, nuk do të duhej të mbahej fare pa u zbatuar marrëveshjet që janë arritur deri tani.

“Unë pres nga kryeministri Kurti të vije dhe të raportojë në Kuvendin e Kosovës, para takimit me Vuçiqin dhe është mirë që të mos mbajë takime të tjera se duhet të zbatohen marrëveshjet të cilat i ka bërë Kurti, si ajo e Ohrit, si ajo e Bratislavës”.

“Nga ky takim nuk pres diçka të re për arsye se të gjitha marrëveshjet që janë bërë në kohën e tij ende nuk janë zbatuar. Është marrëveshja për energjinë, është marrëveshja për të pagjeturit ku deri më tash keni parë që nuk ka ndodhur asgjë”, tha ajo.

Krasniqi, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë për eo, se deri tani vendi ka humbur shumë si pasojë e qeverisjes së Albin Kurtit e se për të keq kanë ndikuar edhe sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.

“Ne kemi humbur shumë, ne përveç që kemi humbur kohë kemi pasur edhe sanksione nga ana e Bashkimit Evropian. Unë shpresoj që shumë shpejt të ulen e të dakordohen për të mirën e vendit, por kryeministri e ka obligim që para takimit të vije dhe të tregojë në Kuvendin e Kosovës se çka do të diskutojë në atë takim. Për arsye se në takimin e Bratislavës, që ka qenë zëvendëskryeministri, ende nuk e dimë ne se çka ka ndodhur atje”, është shprehur ajo.

ADVERTISEMENT

Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se qeveria e Kosovës nuk do të duhej të shkonte në takim pa u hequr sanksionet e BE-së. Sipas tij, vendi ka shkuar në një qorr sokak pa zgjidhje.

“Sa i përket Qeverisë së Kosovës nuk duhet të shkojë në dialog në Bruksel pa u hequr sanksionet, mirëpo ja që këta nuk po mendojnë ashtu siç duhet menduar për të mirën e vendit dhe do të jenë në tavolinë me Vuçiqin”.

“Unë nuk pres nga ky takim diçka pozitive, janë qëndrime të kundërta dhe Vuçiqi pretendon apo kërkon që të implementohet asociacioni me kompetenca ekzekutive. Ndërsa qeveria me të drejtë kërkon njohjen nga Serbia, paraprakisht para se të implementohet asociacioni. Kështu që me një fjalë kemi hyrë në një qorr sokak të dialogut dhe unë nuk shoh ndonjë zgjidhje”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se vendi është në një terr informativ sa i përket raportimeve të qeverisë në lidhje me dialogun me Serbinë e se Kurti duhet që të raportojë paraprakisht për qëndrimet e tij në raport me dialogun në Bruksel.

“Sa i përket raportimit të kryeministrit të Kosovës dhe qeverisë në përgjithësi mendoj që jemi në një terr informativ. Asnjë herë nuk ka ardhur paraprakisht të raportojë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës  dhe kështu që e ka marrë si pronësi Kosovën të vetën dhe kjo po shkakton shumë telashe”.

“Patjetër që duhet që të raportojë paraprakisht për qëndrimin e vet në Bruksel, për hapat që do t’i ndërmarrë, për mospajtimet, për të gjitha ato që duhet të mbrohen, edhe shteti edhe sovraniteti, edhe ajo që ai çdo herë po thotë ne po e shtrijmë sovranitetin, ja që kemi të kundërtën”, ka thënë ai.

TË NGJASHME

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

2025-09-10
Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

2025-09-10
Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

2025-09-09
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

2025-09-09
Next Post
“Heraklion 2023”, sot garojnë ekipet basketbollit, hendbollit dhe karates

“Heraklion 2023”, sot garojnë ekipet basketbollit, hendbollit dhe karates

Related Post

Pretendimet e “ekspertit” të arratisjeve nga burgu: Kam pasur oferta nga dikush i LDK-së për të vrarë të krahut tjetër

Pretendimet e “ekspertit” të arratisjeve nga burgu: Kam pasur oferta nga dikush i LDK-së për të vrarë të krahut tjetër

2023-09-19
Pritje deri në tri orë, krijohen kolona të gjata në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Pritje deri në tri orë, krijohen kolona të gjata në pikën kufitare Dheu i Bardhë

2023-07-21
Kupa e Italisë, Juventusi ballafaqohet me Lazion

Kupa e Italisë, Juventusi ballafaqohet me Lazion

2023-02-02

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

1 hour MË PARË
Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

2 ORË MË PARË
Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

21 ORË MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

1 DITE MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

1 DITE MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

1 hour MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

1 hour MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

1 DITE MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

1 DITE MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL