F.B.
Përmes një njoftimin zyrtar, Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit me trajnerin Mirel Josa.
Në njoftimin zyrtar nuk është dhënë arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit, por vetëm është bërë e ditur se marrëveshja e bashkëpunimit është shkëputur me marrëveshje të dy anshme.
“KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimit”.
“KF Vëllaznimi e falenderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen. Mbi të gjitha është Vëllaznimi”, thuhet në njoftimin e bërë nga klubi i futbollit “Vëllaznimi”.
Tutje theksojmë që pas 18 ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të Ligës së Parë të futbollit Kosovar, KF “Vëllaznimi” renditet në pozitën e pestë në Grupin A me 32 pikë të grumbulluara.