F.B.
Dhjetë minutat e fundit kanë qenë ata që e kanë vendosur ndeshjen. Vëllaznimi ka mundur Sigal Prishtinën me përmbysje.
Ndeshja e Javës së shtatë të Prince Caffe Superligës është mbyllur me rezultat 83:77 (20:21, 23:22, 11:22, 29:12).
Te Vëllaznimi u dalluan Jalen Ray me 22 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe Samuel Sessoms me 20 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te Sigal Prishtina, Derrick Wilson kishte 16 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime dhe Dardan Berisha me 16 pikë, pesë kërcime e katër asistime.
Kuqezinjtë kanë tri fitore e katër humbje, derisa bardhkaltrit katër fitore e tri humbje.