Vdes në moshën 91-vjeçare profesori Arsim Fehmiu, njeriu që dha shumë kontribut për sportin, veçmas ka qenë edhe anëtar i bordit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë të afërmit, farefisin, miqtë dhe dashamirët se më 20.06.2023 ndërroi jetë më i dashuri jonë.
Varrimi i të ndjerit bëhet të Mërkurën me 21.06.2023 në varrezat e qytetit në Prizren, në ora 16:30, me ikindi”, – njofton djali i tij, Agoni.
Kosova humbi edhe një personalitet të shquar.