Një person ka vdekur pasi është goditur nga treni në Klinë.
Siç raporton policia, rasti ka ndodhur rreth orës 06:00 në rrugën “Ilir Merturi” dhe në konsultim me Prokurorinë e Shtetit rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
“Viktima ishte dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.
Në konsultim me Prokurorin e shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet si Hetim i vdekjes”, thuhet në njoftim.