F.B.
Urim Zenelaj po vazhdon t’i qëndrojë besnik Ponte Prizrenit.
Qendra 213 centimetra ka vazhduar kontratën për edhe një sezon me prizrenasit.
32-vjeçari është pjesë e klubit nga Prizreni që nga sezoni 2018/19.
Në njoftimin për marrëveshjen e re me Zenelajn, klubi paralajmëroi se do të jetë konkurrues dhe serioz në edicionin e ri.
Ponte Prizreni deri më tani ka zyrtarizuar rikthimin e Edmond Kryeziut dhe Ivan Koljevicit, teksa është përforcuar edhe me amerikanin, Ryan Hughes.