F.B.
Televizioni shtetëror rus bëri një gabim gjatë raportimit për sulmet ukrainase në qytetin rus të Belgorodit.
Derisa televizioni rus jepte lajmin për sulmin në Belgorod, gazetarja në deskun e lajmeve tha se sulmi kishte ndodhur në Beograd; njëherësh kryeqyteti i Serbisë.
Kur moderatorja prezantonte kronikën, në prapavijë transmetoheshin pamjet e sulmeve në qytetin Belgorod; derisa ajo indikonte se “Ukraina sulmoi Beogradin”.