F.B.
Pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila i dha të drejt themelimit të Superligës Evropiane, UEFA ka reaguar zyrtarisht me anë të faqes zyrtare.
Sot (e enjte) gjatë ditës, Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që UEFA dhe FIFA vepruan kundër ligjit të konkurrencës duke bllokuar formimin e Superligës Evropiane në vitin 2021 dhe kështu ka treguar se shtëpitë e futbollit nuk mund t’i ndalojnë klubet të luajnë në organizime tjera të futbollit.
Kjo ka bërë që UEFA të lëshojë një deklaratë në të cilën thotë se kishte marrë parasysh vendimin e Superligës Evropiane, por mbeti skeptik për krijimin e një turneu të ri.
“Ky vendim nuk nënkupton një miratim ose vërtetim të të ashtuquajturës ‘Super Ligë’; më tepër nënvizon një mangësi para-ekzistuese brenda kornizës së para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është pranuar dhe trajtuar në qershor 2022. UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja, dhe veçanërisht se ato janë në përputhje me të gjitha ligjet përkatëse evropiane dhe rregulloret”.