E Enjte, Shtator 18, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

UEFA e gjobit rëndë klubin shqiptar

1 DITE MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshjet mes KF Egnatia dhe NK Olimpija Ljubljana, të vlefshme për raundet kualifikuese të kupave europiane, nuk kanë kaluar pa pasoja për kampionët e Shqipërisë.

Përveç rezultatit sportiv, që solli eliminimin e rrogozhinasve pas barazimit 0- 0 në Slloveni dhe humbjes 2-4 në Shqipëri, klubi është penalizuar rëndë edhe nga UEFA për sjelljen e tifozëve dhe ekipit.

Në takimin e zhvilluar më 14 gusht 2025, në Shqipëri, UEFA ka zbardhur një sërë shkeljesh disiplinore, duke i vendosur Egnatias një total gjobash prej 60,000 €.

Konkretisht, vendimet përfshijnë sjellje të papërshtatshme të skuadrës dhe gjobë prej 5,000 €.

Hedhje sendesh në fushë dhe gjobë prej 45,000 € Transmetim mesazhi të papërshtatshëm për një aktivitet sportiv me gjobë prej 10,000 €.

Kjo e çon shumën në një rekord negativ për klubin rrogozhinas, i cili për herë të parë në historinë e tij po përballet me dënime të tilla në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, edhe NK Olimpija Ljubljana nuk i shpëtoi gjobave.

Në ndeshjen e parë, më 7 gusht 2025 në Slloveni, që përfundoi pa gola, UEFA ndëshkoi skuadrën vendase me një gjobë prej 15,125 €, për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga tifozët.

ADVERTISEMENT

UEFA ka përsëritur shpesh se nuk do të tolerojë sjellje të papërshtatshme të skuadrave apo të tifozëve, veçanërisht në garat ndërkombëtare, ku imazhi i futbollit është në qendër të vëmendjes.

Për Egnatian, kjo është një humbje jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë të reputacionit, pasi gjobat e rënda tregojnë se ekipi duhet të punojë më shumë për menaxhimin e tifozërisë dhe disiplinën në organizimin e ndeshjeve.

Tifozët e zjarrtë të Egnatias kanë qenë një faktor i rëndësishëm në sukseset e fundit të skuadrës, por rasti i fundit është një kujtesë e ashpër se mbështetja duhet të shkojë gjithmonë paralelisht me rregullat dhe standardet e UEFA-s.

Vetëm kështu, Egnatia mund të ndërtojë një traditë solide dhe të qëndrueshme në futbollin europian.

DËNIMET E PARA – Klubet shqiptare që morën pjesë këtë verë në kupat e Europës nuk i kanë shpëtuar gjobave dhe sanksioneve disiplinore nga UEFA.

Rrogozhinasit në arenën europiane rezultuan ekipi më i penalizuar financiarisht në turet e para.

Në ndeshjen kundër Olimpija Ljubljana më 7 gusht, zyrtari Taulant Guma u dënua me pezullim një ndeshje për sjellje jo sportive, ndërsa klubi u gjobit me 7,000 € për sjellje të papërshtatshme të ekipit, shkruan Panorama.

Kundër Breidablik, si në fitoren 1-0 (8 korrik), ashtu edhe në humbjen 5-0 (15 korrik), Egnatia mori dy gjoba të tjera prej 6,000 € secila.

Në total, Egnatia ka marrë 19,000 € gjoba, duke u renditur klubi më i penalizuar i Shqipërisë në garat europiane këtë edicion.

TË NGJASHME

Skenë e paprecedentë në aeroplanin e Monacos para Ligës së Kampionëve, lojtarët u detyruan të zhvisheshin

Skenë e paprecedentë në aeroplanin e Monacos para Ligës së Kampionëve, lojtarët u detyruan të zhvisheshin

2025-09-18
Drenica thellon krizën e Dritës

Drenica thellon krizën e Dritës

2025-09-17
Championsi vazhdon sonte me plot derbi

Championsi vazhdon sonte me plot derbi

2025-09-17
Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Reali, Juve e Arsenali

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Reali, Juve e Arsenali

2025-09-16
Next Post
Championsi vazhdon sonte me plot derbi

Championsi vazhdon sonte me plot derbi

Related Post

Mësimdhënësit e Vitisë protestojnë para Qeverisë: Duam paga tona

Mësimdhënësit e Vitisë protestojnë para Qeverisë: Duam paga tona

2024-10-04
Temperatura sot në Prishtinë 21 gradë, s’kishte ndodhur që nga vitet e 70-ta

Temperatura sot në Prishtinë 21 gradë, s’kishte ndodhur që nga vitet e 70-ta

2023-12-02
Lirohen aktivistët e PSD-së

Lirohen aktivistët e PSD-së

2024-03-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Paul Williams: Dino Asanaj ishte përfaqësues i Qeverisë së Përkohshme në SHBA

Paul Williams: Dino Asanaj ishte përfaqësues i Qeverisë së Përkohshme në SHBA

13 ORË MË PARË
Arrestohet zëvendëskryetarja e Leposaviqit, dyshohet se sulmoi një qytetare

Arrestohet zëvendëskryetarja e Leposaviqit, dyshohet se sulmoi një qytetare

13 ORË MË PARË
Paul Williams vazhdon sot dëshminë në Gjykatën Speciale

Paul Williams vazhdon sot dëshminë në Gjykatën Speciale

16 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

16 ORË MË PARË
Hamiti: Reagimet e aleatëve e shfaqin mospajtimin e tyre me politikat dhe sjelljen e papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës

Hamiti: Reagimet e aleatëve e shfaqin mospajtimin e tyre me politikat dhe sjelljen e papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës

1 DITE MË PARË
Skenë e paprecedentë në aeroplanin e Monacos para Ligës së Kampionëve, lojtarët u detyruan të zhvisheshin

Skenë e paprecedentë në aeroplanin e Monacos para Ligës së Kampionëve, lojtarët u detyruan të zhvisheshin

15 ORË MË PARË
Drenica thellon krizën e Dritës

Drenica thellon krizën e Dritës

1 DITE MË PARË
Championsi vazhdon sonte me plot derbi

Championsi vazhdon sonte me plot derbi

1 DITE MË PARË
UEFA e gjobit rëndë klubin shqiptar

UEFA e gjobit rëndë klubin shqiptar

1 DITE MË PARË
Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Reali, Juve e Arsenali

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Reali, Juve e Arsenali

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL