F.B.
Ndeshja mes AEK Athinës dhe Dinamo Zagrebit është shtyrë.
UEFA e mori këtë vendim pas përleshjeve të mbrëmshme në Athinë, ku si pasojë mbeti i vdekur një tifoz i ekipit grek, i cili u ther me thikë nga tifozët kroatë.
Këta të fundit krijuan skena të frikshme me huliganizmin e tyre, ndërsa mbetën të lënduar edhe 8 persona dhe 96 të tjerë u arrestuan.
Shkaku i këtij kaosi, shtëpia e futbollit evropian vendosi ta shtyjë ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.