Thomas Henry, ishte protagonist në “San Siro” në ndeshjen mes Interit dhe Veronës.
Henry realizoi golin e barazimit për ekipin e tij, por shpërdoroi një penallti në kohën shtesë, ku mund të mbyllte takimin në barazim 2:2.
Por pas kësaj penalltie të humbur ai është bërë objekt sulmi dhe ofendimesh në rrjetet sociale.
E në lidhje me këto, ka reaguar vet futbollisti.
“Për të gjithë njerëzit që mendojnë se e njohin futbollin më mirë se kushdo dhe që fyen familjen time duke i uruar vdekjen, shpresoj që të gjeni paqe një ditë në jetën tuaj të vogël. Një ditë fiton, një ditë humb, një ditë shënon, një ditë gabon, kjo është jeta ime si futbollist dhe jam krenar që munda të shënoja golin tim të dytë në karrierë në stadiumin “San Siros” pas këputjes së ligamentit, pasi nisa të luaje futboll në moshën 15-vjeçare në divizionin e ulët francez”, tha ai.
Në tetë paraqitjet e këtij edicioni me Hellas Veronën, Henry ka shënuar tri gola.