Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 25-të që filluan nga ora 13:00.
Skuadra e Ferizaj arriti fitore të madhe si mysafir i Trepçës ’89 me rezultatin 0 me 1 në stadiumin ‘Riza Lushta’.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi kroat, Mateo Panadic.
Fitore në këtë xhiro ka arritur edhe Dukagjini, që mposhti Drenicën 2 me 0 dhe ia thelloi më shumë krizën e rezultateve.
Dy golat për skuadrën vendase i shënuan: Otto John dhe Arbër Shala.
Dukagjini me këtë fitore tani shkon në kuotën e 32 pikëve në pozitën e pestë, kurse Drenia mbetët në vendin e fundit me 23 pikë.
Ferizaj me fitore ndaj ekipit mitrovicas shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e shtatë, kurse Trepça ’89 në pozitën e tetë me 26 pikë.