F.B.
Trepça ’89 ka regjistruar fitore në derbin ndaj Dinamos, të vlefshëm për javën e 21-të në Grupin A të Ligës së Parë.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Riza Lushta” përfundoi me rezultatin 2:1.
Kostika Beçka dhe Ardian Hasani shënuan për fitoren e mitrovicasve.
Ndërsa, Kenan Onana ishte autori i golit të vetëm për ferizajasit.
Trepça ’89 pas kësaj fitore ka 39 pikë dhe tani prin në tabelën e Grupit A, me një pikë më shumë se Suhareka ’23, që ndeshjen e kësaj jave e luan të hënën, ndaj Phoenixit.
Dinamo mbetet me 37 pikë dhe tani renditet në pozitën e tretë.