Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Keni.
Dy futbollistë të rinj e kanë humbur jetën tragjikisht pasi janë goditur nga rrufeja derisa ishin duke luajtur futboll.
Gjatë ndeshjes miqësores mes Manyansi FC dhe Gianchore FC nisi të binte shi, por megjithatë ekipet e vazhduan lojën të shtunën që shkoi derisa goditi rrufeja vdekjeprurëse në Kissi të Kenisë Perëndimore, shkruan “Gazeta Express”.
Nga kjo tragjedi, dy futbollistë e humbën jetën në vend, ndërsa dy të tjerë u transportuan për në spital për shkak të plagëve të marra nga kjo fatkeqësi natyrore.