Trupat e pajetë të një gruaje dhe një fëmije 13-vjeçar u gjetën mbrëmë në Kalesija të Bosnje e Hercegovinës, ka njoftuar Admir Arnautoviq, zëdhënës i Prokurorisë Kantonale të Tuzlës.
“Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë është në arrati dhe policia po e kërkon intensivisht”, tha Arnautoviq.
Prokuroria e Kantonit të Tuzlës (TK) ka njoftuar për vrasjen e tmerrshme të dyfishtë në Kalesija, duke konfirmuar se vdekja e Inela Selimoviqit, 37 vjeç, dhe djalit të saj 13-vjeçar është shkaktuar nga mbytja dhe është urdhëruar autopsi.
Sipas mediave boshnjake, bashkëshorti i Inelës dhe babai i djalit të vrarë, 38-vjeçari Emir Selimoviq, dyshohet për vrasjen.