Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës pas diten e së premtes. Sipas policisë katër persona janë mbytur ndërsa ishin futur për t`u larë në liqen. Ata janë identifikuar si A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç.
Në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.
Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.
Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.
Një ngjarje e ngjashme ndodhi pak ditë më parë në plazhin e Vilë Bashtovës, ku u mbytën babai me dy djemtë e mitur. rtsh.al