Një tifoz ka humbur jetën gjatë ndeshjes Juventus-Sevilla (1-1), gjysmëfinalja e parë e Europa League. Tifozi i bardhezinjve të Allegrit ndërroi jetë në “Allianz Stadium”.
Shtypi italian shkruan se bëhet fjalë për një 78-vjeçar, i cili njihej si një ndër tifozët më të zjarrtë të rekordmenëve të futbollit italian.
Tifozi vuante nga një sëmundje. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës që iu afrua, ai nuk ia doli të shpëtonte.
Goli i mbrojtësit Gatti në minutën e shtatë shtesë, i dhuroi Juves barazimin në takimin përballë skuadrës andaluziane.
Takimi i kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme (18 maj) në “Sanchez Pizjuan”.