F.B.
Toni Kroos ka qenë një nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive, për faktin se e ardhmja e tij nuk dihej nëse do të mbetej në Real Madrid apo do të largohej.
Mesfushori gjerman është futur në muajin e fundit të kontratës me Realin dhe kishte shumë oferta në drejtim të tij.
Megjithatë Kroos ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij dhe ai ka vendosur ti mbetet besnik Realit së paku edhe për një vit tjetër.
Ai po kalon nëpër një formë të shkelqyer ku ka realizuar një gol dhe ka asistuar në shtatë të tjerë në 28 ndeshje zyrtare.
Gjermani ka dhënë miratimin për kontratën e re e cila do të jetë një vjeqare nga e cila do të fitojë 8.5 milionë euro pagë vjetore.
Në vitin 2014 Kroos u bë pjesë e skuadrës së Real Madridit duke qenë njëri ndër lojtarët kyç në suksseset e madrilenëve.