F.B.
Toni Kroos ka marrë një trajtim mbretëror në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi ku Real Madridi luan kundër Real Betis.
Para fillimit, mesfushori gjerman mori një gardë nderi nga shokët e tij të Real Madridit dhe dukej shumë i kënaqur nga kjo.
Për nder të tij, lojtarët kishin veshur edhe fanella ‘Kroos 8’.
Jo vetëm kaq, por një pjesa e tifozëve në “Santiago Bernabeut” vendosën të zbulojnë një pankartë të madhe për nder të tij.
Aty shkruante:”Gracias Leyenda” dhe kishte një foto të Kros në mes me fjalët “22”.
Kjo simbolizonte numrin e titujve që ai ka fituar me Los Blancos deri më tani..