E Hëne, Shtator 15, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Tërnava:Festat të shfrytëzohen për të sjellë lumturi tek ata që kanë nevojë

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Festat tona fetare duhet të shfrytëzohen për të sjellë lumturi dhe gëzim në zemër të atyre që kanë nevojë. Kështu është shprehur myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin e urimit për festën e Kurban Bajramit.

“Nesër është dita e Kurban Bajramit, ditë feste për besimtarët myslimanë në të gjithë botën. Edhe ne në Kosovën tonë i gëzohemi kësaj feste kaq madhështore, e cila shfaqet në shoqërinë e në familjet tona me gëzime e hare, e me një gjuhë falënderuese, duke u përhapur në mesin e të gjithë besimtarëve. Le të festojmë duke trajtuar të sëmurit e duke vizituar të afërmit. Duke shkëmbyer urime me miqtë dhe duke i mbjellë këto vlera në mendjet dhe zemrat e fëmijëve dhe të rinjve tanë. Vetëm kështu forcojmë edhe më shumë trungun tonë familjarë dhe e ushqejmë atë mes vlerash kombëtare e fetare dhe e ruajmë atë me një pastërti fisnike, ashtu siç e kemi amanet nga të parët tanë”, ka theksuar myftiu Tërnava.

“Ju uroj për këtë festë, e cila karakterizohet me kryerjen e haxhit dhe sakrificës së Kurbanit, për t’iu afruar kështu edhe më afër mëshirës së pafund të Zotit. Njëherësh ju uroj ditën e çlirimit të vendit tonë për të cilën ditë u sakrifikuan breza të shumtë që Kosova të fitojë pavarësinë e saj”, ka shtuar ai.

ADVERTISEMENT

Tërnava tutje ka thënë se së bashku me miliona haxhilerë nga mbarë bota, të cilët sot gjenden në Mekën e shenjtë për ta kryer haxhin, janë edhe një numër i vëllezërve dhe motrave tona nga Kosova dhe vendeve tjera shqiptare, por edhe nga mërgata e largët, e të cilët bëjnë lutje për faljen e mëkateve dhe për begati nga Krijuesi Fuqiplotë.

Tërnava i është lutur Zotit për paqe dhe tolerancë në vendin tonë, por edhe për rikthim të paqes në Palestinë e Ukrainë.

“Ne si qytetarë të këtij vendi, duhet të punojmë në promovimin e paqes, përhapjen e vëllazërisë dhe tolerancës, larg konflikteve dhe luftërave, gjithherë të gatshëm për t’i konsoliduar vlerat e vëllazërisë dhe bashkëjetesës njerëzore. Le të mbetet kjo festë simbol i sakrificës, shërbimit dhe bindjes ndaj Zotit të Plotfuqishëm, me thirrjen për qytetarët që të frymëzohen nga kuptimet e unitetit, dashurisë dhe paqes, e larg urrejtjes e përçarjeve”, ka nënvizuar Tërnava. 

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

4 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

4 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

4 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

4 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

4 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

4 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

4 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

4 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

5 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL