E Premte, Nëntor 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“Termokosi”, zyrtarët e LDK-së i reagojnë ashpër Hekuran Muratit

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Çështja e Termokosit ka përplasur të hënën pushtetin me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Gjithçka nisi, pasi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar në Facebook që Komuna e Prishtinës që drejtohet nga ky subjekt politik, ka dhënë ndihmë kapitale prej 5 miliionë euro për Termokosin.

”Banesat e Bardha në Bregun e Diellit në plot 65 mijë metra katrorë banim. Një zotim elektoral ky .Lagjja Lakrishtë me plot 500 mijë metra katrorë banim e afarizëm. Lagjja Kalabria me 68 mijë metra katrorë banim”, ka shkruar Abdixhiku. Përveç këtyre, ngrohje qendrore do të kenë dhe ushtarët tanë në Kazermën Ushtarake ‘Adem Jashari’; Arkivi i Prishtinës, 3 shkolla e 3 xhami në Qytetin e Vjetër të Prishtinës. Në ndërkohë, në pritje të zhbllokimit politik të Rrugës A”, ka deklaruar Abdixhiku.

Më pas, erdhi reagimi i ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se “qeveria tash e një vit ka siguruar financimin në vlerë prej 80 milionë euro për Termokosin.”.

“Projekti parasheh rritjen e kapacitetit të ngrohjes qëndrore përmes energjisë së ripërtërishme, si dhe zgjerimin e rrjetit në shumë lagje të Prishtinës.  Me fjalë tjera, financimi për zgjerim të rrjetit ekziston. Andaj, në vend se të bëjë akuza të pabaza drejt Qeverisë, deputeti Abdixhiku bën mirë të kërkojë nga partnerët e tij të koalicionit që të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes që ia siguron 80 milionë euro Termokosit dhe qytetarëve të Prishtinës”, ka thënë ndër tjerash Murati teksa i është përgjigjur politikanit opozitar Abdixhiku.

Reagimet nuk kanë pushuar, në këto diskutime janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të LDK-së.

Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka akuzuar ekzekutivin  se po bllokon projektet e Komunës së Prishtinës.

“Dhe, në rastin e TERMOKOS, edhe pa mbështetje fare, vetëm këtë vit i kemi kyç’ 40 mijë banorë, në Prishtinë. I kemi mbi 300 projekte në realizim, në Prishtinë”, ka shkruar Zogaj teksa i ka thënë Muratit se “mundemi edhe pa ju”.

Në këtë klimë, ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila e ka etiketuar Muratin si “propagandues patologjik”.

”Ministri Hekuran Murati po kërkon që LDK, e cila ka votuar PËR marrëveshje ndërkombëtare, t’i bind partitë TJERA opozitare të votojnë. Ministri i takon një partie politike që në nivel lokal ka koalicione PIKËRISHT me ata që nuk ja votojnë marrëveshjet, por disi, ‘harron’ kur nuk i konvenon.  Nuk e di saktë ku fillon e kulmon domosdoshmëria e njeriut të propagandojë tërë kohën, por KY duhet të jetë kulmi.  Kjo nuk është politikë. Të jetosh obsesivisht në trillim ka tjetër dimension patologjik”, ka thënë deputetja LDK-së.

Ndaj Muratit ka reaguar dhe Berati Rukiqi, zyrtar i LDK-së, duke e akzuaur pushtetin që po “pengojnë punën në kryeqytet. Rukiqi radhiti disa raste.

ADVERTISEMENT

“Me ndikime ne sistemin gjyqesor, permes familjareve te deputeteve (motra e deputetes Pacolli), e kane nderprere ndertimin e “Rruges A”. Heret a vone, rruga do te perfundoje, pa asnje perkrahje financiare, nga Qeveria. Pa asnje argument te qendrueshem, me kokefortesi, nuk po e financojne projektin me kapital per zhvillimin e Kryeqytetit, “Projektin e Unazes”. LDK e voton çdo marreveshje nderkombetare, pasi qe ne asnje rrethane, nuk e demton interesin e qytetareve, per kalkulime te polites ditore. Kete e kane bere dhe vazhdon ta beje, partia e Ministrit Murati dhe shefi i tij, te cilet nuk e huqin a”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
ZPS: Dedaj na kishte thënë se Thaçi, Selimi e Geci e detyruan ta nënshkruajë një deklaratë ku thuhej “Rugova është tradhtar”

ZPS: Dedaj na kishte thënë se Thaçi, Selimi e Geci e detyruan ta nënshkruajë një deklaratë ku thuhej “Rugova është tradhtar”

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

3 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

3 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

4 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

5 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

5 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL