F.B.
Një tërmet me magnitudë prej 5.7 ballësh ka goditur sot jugun e Greqisë. Sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike Mesdhetare, tërmeti i fuqishëm ka goditur brigjet e Peleponezit perëndimor.
Ende nuk është raportuar për të lënduar apo dëme të shkaktuara nga ky tërmet, i cili është ndierë edhe në kryeqytetin grek, deri në ishullin e Kretës.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti pati epiqendrën pranë ishujve Strofades, rreth 120 kilometra në jugperëndim të qytetit perëndimor të Patras.
Greqia shtrihet në një rajon shumë aktiv sizmik dhe tërmetet janë të zakonshme. Shumica dërrmuese nuk shkaktojnë lëndime dhe pak ose aspak dëme.