Deputetja Duda Balje deklaron se do të votojë sërish pro tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti për qytetarët, derisa shton se duhet përkrahje më e madhe nga të gjithë, pasi sipas saj qytetarët e kanë parë të nevojshme duke nënshkruar në peticion.
Balje tha se herën e parë deputetët kanë qenë kundër kësaj mase me arsyetimin se nuk është në të mirën e qytetarëve, porse tash siç thotë ai qytetarët kanë vendosur për vetën e tyre dhe duhet të përkrahet më shumë.
“Unë kam përkrahur edhe herën e parë votimin e Trustit, do e përkrah edhe tash, por tash shumë më shumë sepse herën e parë shumica e deputetëve, të cilët nuk kanë votuar për Trustin, kanë pas një arsyetim që nuk është në të mirë të qytetarëve, është mirë të kursehet për pleqëri dhe arsyeje të tjera. Por, tash Trusti ka ardhur në Kuvend në mënyra të ndryshme, me peticion dhe nënshkrime të qytetarëve, me të cilët ata kanë dhënë shenjë se ata duan. A është apo nuk është mirë, kanë vendosur ata për vete, dhe unë dua ta përkrah edhe më shumë dhe do të votoj “pro”, theksoi Balje
Mes tjerash, ajo tha se edhe shumica e deputeteve të grupit parlamentar multietnik do të votojnë pro tërheqjes se Trustit. Derisa ka deklaruar se qytetarët kanë kaluar kohë të vështirë nga inflacioni dhe me nënshkrime kanë vërtetuar nevojën që kanë për atë shumë të parave.
”Kam edhe deputetë prej grupit parlamentar multietnik në të cilin unë jam pjesë, dhe jam në dijeni se shumica prej këtij grupi do të votojë për Trustin… Kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe tash është dimër, dhe në fakt ata vetë kanë vendosur me nënshkrime, dhe kjo është shenjë se ata po duan, kanë nevojë shumë për shkak të inflacionit dhe komplet gjendja financiare të shtetit”, shton Balje.