F.B.
Trajneri i Borussia Dortmund ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë ditën e sotme.
E siç raporton Sky Germany, arsyeja për këtë dyshohet se është një konfrontim i ashpër me qendërmbrojtësin Mats Hummels para finales së Ligës së Kampionëve.
Disa ditë para finales, Hummels doli duke e kritikuar ashpër taktikën e trajnerit në kampionat.
Sipas Bild, Terziç ishte i nervozuar dhe një konfrontim mes dyshes ishte i dhunshëm dhe i nxehtë, sa që klubi diskutoi për pasojë individuale.
Dyshja u detyrua të bëjë paqe për t’u fokusuar në finalen e Ligës së Kampionëve, megjithatë sot Terziç veçse njoftoi largimin.