F.B.
Një incident me të shtëna armësh ka ndodhur mbrëmë në Pejë, rreth orës 20:20, pranë një punëtorie.
Policia njofton se ankuesi, pronar i punëtorisë, ka raportuar në polici se kishte dëgjuar të shtënat nga një veturë në lëvizje, e cila është larguar në drejtim të panjohur.
“Në vendin e ngjarjes, si provë materiale, është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet të jetë e armës me gaz”, bën të ditur policia.
Rasti i iniciuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” është duke u hetuar nga organet dhe nuk raportohet për të lënduar. Rasti Cshtë në procedurë hetimore.