Një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri pasditen e 22 shkurtit në Florida, duke vrarë 3 persona.
Sipas Zyrës së Sherifit të Orange Country, Keith Melvin Moses është autori i ngjarjes së rëndë, që u mori jetën 3 personave, mes të cilëve, një të mitur 9-vjeçare, një 20-vjeçare dhe një gazetar të Spectrum News 13 dhe duke lënë të plagosur një tjetër gazetar.
Nuk dihet ende arsyeja që e çoi 19-vjeçarin drejt aktit makabër, por sipas policisë, bëhet me dije se Keith Moses fillimisht ka qëlluar 20-vjeçaren në rrugën Hialeah. Kur efektivët dhe gazetarët kanë shkuar në vendngjarje, 19-vjeçari ka hapur sërish zjarr.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 19-vjeçarit, i cili nuk ka shfaqur rezistencë dhe është fotografuar duke qeshur.