F.B.
Një zyrtar i qeverisë së qarkut në Gjeorgji thotë se të paktën katër persona janë vrarë nga të shtënat masive në një komunitet të vogël në jug të Atlantës.
“Mund të konfirmoj se katër persona kanë vdekur”, tha zëdhënësja e qeverisë së qarkut Melissa Robinson për Associated Press me telefon. “Për momentin, i dyshuari është ende i lirë.”
Sipas autoriteteve i dyshuari është një burrë 50-55 vjeç, dhe i gjatë rreth 1.80m.
Ata kanë publikuar edhe detajet e makinës që dyshohet se drejtonte pasi u largua.