F.B.
Të paktën 33 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit të fundit Izrael-Hamas më 7 tetor, sipas një deklarate të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (KMG).
Numri i të vdekurve mes gazetarëve përfshin 28 palestinezë, katër izraelitë dhe një libanez, tha KMG-ja, raporton CNN.
Tetë gazetarë janë raportuar të plagosur dhe nëntë të tjerë janë raportuar të zhdukur ose të ndaluar, sipas KMG-së.