F.B.
Takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të mbahet më 14 shtator në Bruksel.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, konfirmoi se takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, do të mbahet në Bruksel më 14 shtator.
Lajçak, ka njoftuar ditë më parë se në margjinat e Forumit Strategjik të Bled-it, ka pasur një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pjesë e përgatitjeve për takimin e radhës të nivelit të lartë, i cili duhet të mbahet në shtator.
Lidhur me këtë, Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Miroslav Lajçak, të mërkurën qëndroi në Beograd me ç’rast është paralajmëruar ky takim i nivelit të lartë, i cili pritet të realizohet në shtator.