E Hëne, Shtator 8, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Takim ndërkombëtar në Arabinë Saudite për Ukrainën

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Ukraina dhe aleatët e saj do të kërkojnë përkrahje për kornizën e një plani paqësor gjatë një takimi do të mbahet në portin e Xhedës, në Arabinë Saudite gjatë fundjavës.

Udhëheqësit ukrainas dhe perëndimorë duan që pjesëmarrësit në takim, përfaqësues të rreth 40 shteteve të pajtohen rreth parimeve kryesore të një plani të mundshëm paqeje, që do t’i jepte fund pushtimit rus në Ukrainë.

Në veçanti, Ukraina synon që përmes këtij takimi të fitojë përkrahje nga shtetet e hemisferës jugore – ndër to, Brazili, India, Afrika Jugore dhe Turqia – duke vënë theksin tek ngritja e çmimeve për shkak të vendimit rus për të braktisur marrëveshjen që lejonte kalimin e sigurtë të grurit ukrainas nëpër Detin e Zi dhe sulmeve ndaj infrastrukturës së porteve në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se mbështesin takimin në Xheda dhe e konsiderojnë si përpjekje për të mobilizuar përkrahje për të ashtuquajturën “formulë të paqes” të Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby i tha Zërit të Amerikës, se takimi në Xheda është mundësi për të sqaruar idetë e Presidentit Zelenski për një pjese të bashkësisë ndërkombëtare dhe për të rritur përkrahjen për planin e tij.

Rusia nuk është pjesë e këtij angazhimi.

“Nuk bëhet fjalë për bisedime paqeje. Nuk bëhet fjalë për negociata për t’i dhënë fund luftës. Janë rrethana të tjera. Takimi në Xheda nuk duhet të shihet si forum përmes të cilit dalin rezultate konkrete. Është mundësi për një diskutim të vazhdueshëm se si mund të duket formula e paqes.”

Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin idenë se nuk mund të flitet “për Ukrainën pa Ukrainën.”

ADVERTISEMENT

“Natyrisht, secili shtet duhet të vendosë për veten se sa dëshiron të identifikohet me formulën e paqes së zotit Zelenski. Dhe se deri në çfarë shkalle, kur dhe nëse do të ketë negociata për paqe, se çfarë roli dëshiron të luajnë. Ajo që ne kemi thënë është se nuk do të ketë asgjë për Ukrainën pa Ukrainën. Andaj kurdo që zoti Zelenski të jetë i gatshëm të ulet me zotin Putin dhe kjo nuk duket se ka gjasa të ndodhë së shpejti, kemi thënë dhe do të vazhdojmë të mbajmë këtë qëndrim se pikëpamja e zotit Zelenski, pikëpamja e Ukrainës, duhet të jetë baza e negociatave,” theksoi zoti Kirby.

Por, gjasat për një përfundim të shpejtë të luftës duken larg.

“Zoti Putin nuk ka dhënë ndonjë shenjë se ka vullnet për të negociuar, në fakt ka dëshmuar të kundërtën. Jemi dëshmitarë të numrit të shtuar të sulmeve në 48 orët e fundit ndaj ngarkesave të grurit në lumin Danub. Ai po bën çdo gjë në fuqinë e tij jo vetëm të mbajë territorin që nuk i takon në Ukrainën lindore, por të kufizojë mundësinë e Ukrainës që të eksportojë grurin dhe ushqimin te shtetet gjithandej botës, përfshirë shtetet e hemisferës jugore,” thotë zoti Kirby për Zërin e Amerikës.

Zoti Kirby tha se shpreson që Rusia do ta shoh me vëmendje takimin në Xheda dhe të kuptojë se “ajo që po bën zoti Putin është një sjellje joligjore, e paprovokuar dhe shkelje e plotë e kartës së OKB-së, parimet e së cilës mbi integritetin territorial dhe sovranitetin, shumë nga këto shtete vazhdojnë t’i mbështesin.

“Shpresoj që rusët gjithashtu do ta kuptojnë se po shtohet numri i shteteve që kanë filluar të shohin, që vendimi i pamenduar i zotit Putin për të braktisur Marrëveshjen e Gjelbërt, po i lë pa bukë, po përkeqëson urinë në shumë shtete dhe po i kontribuon pasigurisë ushqimore përgjatë hemisferës jugore,” theksoi zoti Kirby./VOA

TË NGJASHME

Spektakël i rrallë në qiell: “Hëna e Përgjakur” mahniti botën, u pa edhe në Kosovë

Spektakël i rrallë në qiell: “Hëna e Përgjakur” mahniti botën, u pa edhe në Kosovë

2025-09-08
Trumpi synon marrëveshje për Gazën “së shpejti”

Trumpi synon marrëveshje për Gazën “së shpejti”

2025-09-08
Gjykata rrëzon shkurtimet e fondeve të administratës Trump për Harvardin

Gjykata rrëzon shkurtimet e fondeve të administratës Trump për Harvardin

2025-09-04
Sulm vetëvrasës në një tubim politik, të paktën 13 të vdekur në Pakistan

Sulm vetëvrasës në një tubim politik, të paktën 13 të vdekur në Pakistan

2025-09-03
Next Post
Hoti: Një politikan që ndjen përgjegjësi publike, duhet të jap dorëheqje

Hoti: Një politikan që ndjen përgjegjësi publike, duhet të jap dorëheqje

Related Post

Gjoshi, PDK: Me këtë pushtet vetëm dy gjëra janë rritur, krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve

Gjoshi, PDK: Me këtë pushtet vetëm dy gjëra janë rritur, krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve

2023-11-22
Aksident në Zllakuqan të Klinës, tre persona të lënduar

Aksident në Zllakuqan të Klinës, tre persona të lënduar

2024-09-02
Kosova përballë Zvicrës me mungesa të shumë lojtarëve titullar

Kosova përballë Zvicrës me mungesa të shumë lojtarëve titullar

2023-11-18

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Radoniqi fton qytetarët të verifikojnë vendvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025

Radoniqi fton qytetarët të verifikojnë vendvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025

5 ORË MË PARË
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Kosovës

Nuk ka pritje në pikat kufitare të Kosovës

5 ORË MË PARË
Mot me diell deri të mërkurën, më pas reshje dhe ulje temperaturash

Mot me diell deri të mërkurën, më pas reshje dhe ulje temperaturash

5 ORË MË PARË
KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

4 DITË MË PARË
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

4 DITË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

6 ORË MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

4 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

4 DITË MË PARË
Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

4 DITË MË PARË
Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL