Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar deklaratat e presidentes, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit, Albin Kurti, mbi çështjen e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Tahiri, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se kërkesat e ndryshme të Kurtit dhe Osmanit tregojnë mos-koordinim institucional përpara takimit në Bruksel.
“Presidentja kërkon statutin, Kryeministri thotë e kanë bërë tjerët?!
Ky komunikim publik mes tyre shpërfaq moskoordinimin mes institucioneve kryesore të shtetit në një kohë kur bisedimet sot me Serbinë në Bruksel po bëhen për statutin e asociacionit! E pabesueshme, por e vërtetë e hidhur!”, ka shkruar ish-kryenegociatorja Tahiri.