Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, duke thënë se ky ligj ka rënë.
Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, Tahiri e ka quajtur “kot”.
“Bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë!”, është shprehur ai.
Postimi i tij i plotë:
Bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë!
Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit.
Anëtarët e kësaj qeverie, i madh e i vogël, kanë nevojë për trajnime nga ish Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohjës të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik.
Ku je nisë, o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë!