F.B.
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, në platformën “X” ka postuar një fotografi gjatë homazheve që ai ka bërë te varri i Ibrahim Rugovës në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij.
Szunyog ka thënë se Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës dhe si njeri i përkushtuar ndaj paqes.
Szunyog e ka falënderuar presidenten Osmani për organizimin e ceremonisë.