Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, vizitoi drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në selinë e kësaj partie, ai u prit nga kryetari i saj, Lumir Abdixhiku.
“Duke kontaktuar partitë opozitare, sot në mëngjes takova LumirAbdixhikun dhe kryesinë e LDK-së”, shkroi Szunyog në llogarinë e tij në Twitter.
“Diskutuam nevojën e mbështetjes së tyre për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.
Ky takim u zhvillua në vazhdën e takimeve me partite opozitare parlamentare.